Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

F1, Ferrari prezanton njëvendëshen e Leclerc dhe Sainz

Nga A2 CNN
10 Mars 2021, 16:06 | Sporte të tjera

Ferrari zbuloi makinën e Botërorit 2021 në Formula 1. Risitë në njëvendëshen me emrin SF21 janë të dukshme që në pamjen e jashtme. Trupi i makinës është revolucionar dhe ka dy ngjyra, ku e kuqja tradicionale i lë vendin vishnjes në pjesën e pasme. Ajo ishte ngjyra e përdorur në makinën e parë të prodhuar në Maranello.

Ndryshimet nga sezoni i kaluar u shpjeguan nga drejtuesi i skuadrës, Mattia Binotto. Për shkak të kufizimeve që imponohen nga rregullorja, makina e re e Charles Leclerc dhe Carlos Sainz bazohet te modeli i një viti më parë. Skuadra gjithsesi ka punuar që ta përmirësojë në të gjithë komponentët e saj.

Pjesa aerodinamike është rindërtuar, ashtu si edhe fuqia motorike. Për “Kokëkuqen” ky është sezoni i sfidave të mëdha, mbi të gjitha pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme në periudhën e fundit.

Në eventin e prezantimit, të zhvilluar “online” për shkak të masave kufizuese, Binotto sqaroi se Ferrari niset nga e kaluara historike për t’u projektuar drejt së ardhmes.

Skuadra ndodhet në Bahrein, aty ku do të nisë menjëherë testimet e makinës gjatë tre ditëve në vijim. Te Ferrari nuk kanë kohë për të humbur, pasi gara e parë e Botërorit zhvillohet më 28 mars, pikërisht në cirkuitin e Sakhir-it.

A2 CNN Livestream

Dita jonë