Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Fenomeni Dubai, nga një cep i harruar i botës arabe në destinacionin luksoz

Nga A2 CNN
10 Mars 2021, 11:45 | Lifestyle

Dubai është një fenomen botëror. Brenda 50 vitesh, ai është shndërruar nga një vend i vogël tregtar në një nga qytetet më ikonike të planetit.

Rrokaqiejt epikë si Burj Khalifa dhe hotelet luksoze janë dëshmi e ngritjes së një qyteti të ri, në mënyrë të shpejtë dhe në dukje të pamundur.

Dubai u bashkua me emiratet e tij fqinje për të formuar Emiratet e Bashkuara Arabe në dhjetor të vitit 1971.

Në atë kohë, askush nuk mund ta kishte parashikuar zhvillimin e tij. Sidoqoftë, ai u shndërrua nga një cep i qetë i botës arabe, me një popullsi prej vetëm 86,000 banorësh, në një vend modern, me pothuajse tre milionë banorë që pret miliona turistë nga e gjithë bota.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli