FSHF, kërkesë qeverisë për hapjen e stadiumit për ndeshjen Shqipëri-Angli

air albania 1100x620

Nëpërmjet një letre zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hapjen e dyerve të stadiumit për tifozët, në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Angli.

FSHF ka kërkuar që në sfidën ndaj Anglisë të miratohet kërkesa për lejimin e kufizuar të spektatorëve në masën 30% të kapacitetit të stadiumit (6500 spektatorë).