KQZ kthen listat e 10 subjekteve, probleme me numrin e kandidatëve

KQZ 1100x620

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka kthyer për plotësim listat e kandidatëve për deputet të 10 subjekteve zgjedhore mes të cilave edhe Partia Socialiste, Koalicioni i Partisë Demokratike edhe Partia Socialdemokrate, me kryetar Tom Doshin.

Sipas vendimit të KQZ-së, këto parti kanë depozituar më shumë kandidatë sesa parashikon ligji, kanë mangësi në plotësimin e formularëve të dekriminalizimit apo edhe probleme sa i takon respektimit të kuotës gjinore.

KQZ i la afat deri në datën 16 mars subjekteve zgjedhore për të plotësuar dokumentacionin.