Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lepurushët me vaksina, mesazh shprese për Pashkët nga Hungaria

Nga A2 CNN
10 Mars 2021, 14:00 | Lifestyle
Lepurushët me vaksina, mesazh shprese për Pashkët nga Hungaria

Lepurushët e Pashkëve vijnë me shiringa në duar këtë vit. Me ardhjen e pranverës, pastiçieri hungarez, Laszlo Rimoczi, dëshron të përcjellë mesazhin e shpresës për Pashkë, duke krijuar lepurushë çokollate që mbajnë vaksina të koronavirusit.

Rimoczi tha se vaksinat, të përbëra nga çokallata fine italiane dhe të spërkatura me pluhur ngjyrues të argjendtë, sinjalizojnë se ka një rrugëdalje nga pandemia.

“Sapo i shtuam një vaksinë prej çokollate lepurushëve tanë pasi duam të simbolizojmë këtë periudhë të vështirë, por në të njëjtën kohë të përcjellim mesazhin pozitiv se vaksina është një rreze drite dhe shprese”, shprehet ai.

Ndryshe nga santat prej çokollate që u prodhuan në dhjetor, lepurushët e Pashkëve nuk mbajnë maskë. Biznesi i Rimoczit, ku prodhohen ëmbëlsira prej çokollate e shiten në një dyqan të vogël në shtëpinë e tij, pësoi humbje të konsiderueshme gjatë pandemisë së koronavirusit. Mes produkteve më të shitura të vitit, ishin babagjyshët me maskë.

Pastiçieri thotë se ka opinione të ndryshme lidhur me krijime e tij prej çokollate dhe aksesorët e pandemisë. Por për të gjithë ata që shqetësohen se një lepurush me shiringë mund të prishë atmosferën festive të Pashkëve, ai thotë se do të ofrojnë edhe versionet pa vaksina.

A2 CNN Livestream

Dita jonë