Lufta ndaj pandemisë koronavirus, Italia drejt ashpërsimit të masave, izolim në fundjavë

italia bosh 1100x620

Italia po shkon drejt një ashpërsimi të masave për të luftuar pandeminë koronavirus. Komiteti tekniko-shkencor rekomandoi qeverinë që të shtojë kufizimet dhe të vendosë një izolim në fundjavë, njëjtë si gjatë pushimeve për Krishtlindje.

Kjo vjen mes përkeqësimit të situatës epidemiologjike, teksa niveli i përhapjes së Covid-19 mbetet shumë i lartë. Që prej nisjes së pandemisë, janë infektuar 3.1 milionë persona dhe mbi 100 mijë kanë humbur jetën.

Për momentin nuk është propozuar një izolim i ri kombëtar. Rekomandimet e komitetit tekniko-shkencor do të shqyrtohen nga qeveria italiane gjatë ditëve në vijim. Ndërsa kërkohet që të zgjerohet dhe përshpejtohet fushata e vaksinimit ndaj koronavirusit, si dhe gjurmimi i varianteve të reja.