Meta: Populli t’u japë leksion atyre që i konsiderojnë “sorra”

Presidenti Ilir Meta tha në një konferencë për mediat nga Fieri se zgjedhjet e 25 prillit janë një referendum, sepse është vendosur në pikëpyetje e ardhmja europiane e Shqipërisë.

“Vetëm një pjesëmarrje masive në zgjedhje do përmirësojë kredencialet e Shqipërisë. Është koha të shembim një regjim të gënjeshtërt. Populli shqiptar do ta tregojë më 25 prill që është një popull shqiponjash. Më 25 prill keni shumë zgjedhje tradicionale dhe të reja. Keni dhe kandidatët që ju gjykoni se janë më të mirët. Mos e humbisni këtë mundësi”, tha Meta.

“Qytetarët e Shqipërisë duhet të japin vlerësimin e tyre objektiv përmes pjesëmarrjes në zgjedhje, por edhe përmes kandidatit apo kandidates që ata mendojnë që i përfaqësojnë më mirë interesat e tyre. Të mos nisen nga renditjet e kandidatëve. Presidenti Meta: Populli shqiptar do t’u japë një leksion më 25 prill të gjithë atyre që na konsiderojnë një popull sorrash!”, shtoi Meta.