Parashikimi i motit: 10 mars 2021

Vijojnë reshjet mesatare deri intensive në veri dhe zonat qendrore, ndërsa reshje më të pakta do të ketë në jug të vendit.

Kjo tablo e reshjeve zbutet gradualisht gjatë pasdites dhe mbrëmjes pasi reshjet zhvendosen drejt zonave lindore duke i lënë vend kthjellimit të vijës bregdetare deri në mesnate kur kthjellimet shtrihen në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit ulen gjatë mëngjesit duke shënuar 2-3 gradë nën zero në zonat e thella të veriut, por rënia më e theksuar e temperaturave pritet nga pasditja dhe në orët vijuese.

Era do të fryjë mesatare në territor, por deri e fortë në brigjet detare me shpejtësi deri 60 km/h, nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.