Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

PD kërkoi përjashtimin e Tom Doshit nga zgjedhjet, PSD: Respektojmë kushtetutën, jemi konform ligjit

Nga A2 CNN
10 Mars 2021, 13:38 | Politikë
PD kërkoi përjashtimin e Tom Doshit nga zgjedhjet, PSD:

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas kërkesës së bërë nga PD në KQZ për përjashtimin e Tom Doshit si kandidat në zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas tyre është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

PSD thekson se jo vetëm Tom Doshi, kryetari i kësaj partie, por të gjithë kandidatët e tjerë për zgjedhjet e 25 prillit janë konform ligjit.

“Duke u nisur nga shpifjet dhe akuzat e pabaza të PD, nga frika e humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, sepse Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do jetë faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare, ju bëjmë me dije se jo vetëm kryetari i PSD-së, z. Tom Doshi, por edhe të gjithë kandidatët në çdo qark të vendit janë konform ligjit! PSD njeh, respekton Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet shqiptare”, mbyllet reagimi i PSD.

https://a2news.com/2021/03/10/pd-thirrje-kqz-se-zbato-ligjin-mos-lejoni-kandidimin-e-tom-doshit/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli