Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“PD s’e respektoi marrëveshjen”, Ndoka: S’më tremb përballja me Topallin, kur unë fitoja 69% të votave, ajo dilte në balotazh

Nga A2 CNN
10 Mars 2021, 14:19 | Politikë
“PD s’e respektoi marrëveshjen”, Ndoka: S’më

Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, u shpreh në A2 se PD nuk e respektoi marrëveshjen e nënshkruar për zgjedhjet e 25 prillit. Megjithatë, ai thekson se në këtë moment synimi është largimi i Edi Ramës.

“Negociatat ishin intensive, por ne u fokusuam më shumë në të gjithë qarqet e vendit për të ofruar kandidatë si vlerë për opozitën. Nuk është momenti se interesi publik është për largimin e Ramës. Megjithatë, pati një marrëveshje politike me Partinë Demokratike, të cilën në mënyrë të njëanshme nuk e respektoi. Por, Basha ka tagrin e tij që ne ia dhamë edhe në marrëveshjen e firmosur që të shkojë në maksimizimin e votave. Qarku i Shkodrës ka specifikat e veta dhe na intereson që të maksimizojmë votat, shpresojmë që të jetë edhe qarku surprizë. Unë do të japë kontributin tim edhe në këtë qark”, tha Ndoka.

Edhe pse i 8-ti në listën e Shkodrës, Nard Ndoka, shprehet se nuk i trembet garës edhe pse ka përballë Jozefina Topallin, Astrit Patozin si dhe kampin socialist.

Nuk i trembem përballjeve. Unë kam fituar 4 herë në mazhoritar. Kur zonja Topalli dilte në balotazh unë fitoja 69% në qarkun e Shkodrës. Unë kam fituar edhe si kandidat i pavarur kundër PS-së e PD-së. Pra, jam një politikan që më pëlqen përballja, më pëlqen gara, edhe sfida kaq të vështira, por sfida më e madhe është largimi i Edi Ramës. Kjo ishte edhe arsyeja, pavarësisht që pati një lloj pakënaqësie. Pozicioni ishte i papërcaktuar, megjithatë kjo tashmë është e kaluar. Të shohim për të ardhmen.

Numri 8 është interesant, pasi edhe kryeministri ka zgjedhur dy numra 8. Unë me një numër dhe do të konkurroj”, u shpreh Nard Ndoka.

A2 CNN Livestream

Dita jonë