Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Personat me aftësi të kufizuar prej vitesh në kërkim të së drejtës së tyre

Nga A2 CNN
10 Mars 2021, 13:48 | Aktualitet
Personat me aftësi të kufizuar prej vitesh në kërkim të

Personat me aftësi të kufizuar, përveç vështirësive që kanë për shkak të problemeve, duhet të vuajnë edhe keqllogaritjen e pagesave që ligji ua parashikon që të marrin.

Një gjë e tillë ka ndodhur në vitet 2005-2010, ku rritja e pagës minimale duhej të shoqërohej edhe me rritjen e pagesës që ata marrin. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe secilit prej personave me aftësi të kufizuar nuk u janë paguar shuma që variojnë nga 600 deri në 700 lekë të reja në muaj.

Bledar Seidolli nga fshati Voskop i Bashkisë së Korçës është një prej personave me aftësi të kufizuara i cili tregon vështirësitë e përballimit të jetës dhe në mungesë të vlerës që duhej të merrte nga shteti.

Si Bledari, janë dhe shumë të tjerë të cilët nuk kërkojnë asnjë lëmoshë, vetëm atë që u takon me ligj. Për këtë arsye, Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuar, kanë hapur edhe një proces në Gjykatën Administative në Korçë, por sipas tyre është Bashkia e Korçës ajo që po i pengon të rifitojnë të drejtën e tyre.

Ndërkohë, nga Bashkia e Korçës shpreh se pranë këtij institucioni nuk ka ardhur asnjë kërkesë për tërheqjen e listpagesave.

Secili nga personat me aftësi ndryshe, duhet të paguhet 120 deri në 170 mijë lekë të reja si pagesë e prapambetur, pasojë e keqllogaritjes së rritjes së pagesës për vitet 2005-2010.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli