Selena Gomez do të tërhiqet nga muzika: Është e vështirë kur njerëzit nuk të marrin seriozisht

Selena Gomez deklaroi se muzika mund të mos jetë pjesë e së ardhmes së saj përgjithmonë.

Në një intervistë për Vogue, këngëtarja dhe aktorja u shpreh se:

“Është e vështirë të vazhdosh të bësh muzikë kur njerëzit jo domosdoshmërisht të marrin seriozisht. Ka pasur momente ku ka, menduar: Ç’kuptim ka? Pse po vazhdoj ta bëj këtë?”

Ajo shtoi se “Lose You to Love Me”, për të është kënga më e mirë që ka publikuar ndonjëherë, dhe megjithatë për disa njerëz, kjo nuk ishte e mjaftueshme.

“Unë mendoj se ka shumë njerëz që kënaqen me muzikën time dhe për këtë jam shumë mirënjohëse, por mendoj që herën tjetër që do të bëj album, do jetë ndryshe. Dua ta provoj edhe një herë, para se të tërhiqem nga muzika.”

Gomez publikoi albumin e saj të parë në vitin 2009, “Kiss & Tell” dhe vazhdoi me publikimin e tri albumeve solo dhe dy albumeve të tjera nën “Selena Gomez & the Scene”.