Shuhet Lou Ottens, shpikësi revolucionar i kasetave

otens 1100x620

Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare shpikësi revolucionar i kasetave, Lou Ottens. Falë tij, muzika është bërë më demokratike dhe e përballueshme për të gjithë dhe mbi të gjitha ajo ka dalë nga shtëpitë duke qenë në gjendje të bartet në një “kuti” magjike plastike që mund të futet në xhepin e xhaketës.

Inxhinieri holandez Lou Ottens, një shpikës revolucionar në vitet 1960 i kasetave, nga të cilat më shumë se 100 miliardë kopje janë shitur vitet e fundit,  u shua në moshën 94-vjeçare.

Sipas mediave holandeze që raportojnë lajmin, Ottens vdiq në shtëpinë e tij në Duizel të shtunën. Më vonë si drejtor teknik i Philips në fund të viteve 1970, Ottens mori pjesë në zhvillimin e diskut kompakt.