Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Soreca: Listat u dorëzuan, KQZ të kalojë kandidatët në filtrin e dekriminalizimit

Nga A2 CNN
10 Mars 2021, 20:04 | Politikë
Soreca: Listat u dorëzuan, KQZ të kalojë kandidatët në

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, me anë të një postimi në Twitter, ftoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që, në bashkëpunim me Prokurorinë, të kalojë në filtrin e dekriminalizimit kandidatët për deputet të listave të prezantuara nga partitë, për zgjedhjet e 25 Prillit.

“Partitë politike kanë prezantuar listat e tyre për zgjedhjet e 25 Prillit. Tani, është në dorën e KQZ-së, që duke u konsultuar me Prokurorinë e Përgjithshme, të kalojë në vetting kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të aplikohet plotësisht dhe të gjithë kandidatët duhet të kenë standard të lartë integriteti”, shkruan Soreca në rrjetin social.

A2 CNN Livestream

Dita jonë