Vijon spektakli në Champions, Barça synon përmbysjen e madhe

psg 1100x620

Spektakli i Champions vijon sot. Rikthehen në fushë gjigantët e PSG dhe Barcelonës, ndeshje e cila në Spanjë përfundoi me fitoren 4-1 të parisienëve. Dy janë arsyet përse katalanasit besojnë te një përmbysje që do të ishte mrekulli.

Ndërrimi i presidencës ku tashmë në krye të klubit është Joan Laporta, njeriu i tripletës në vitin 2009, i cili ka sjellë një tjetër frymë në skuadër si dhe përmbysja e paharrueshme 6-1 në Camp Noun në vitin 2017 nga Barça.

Por, kohët kanë ndryshuar gjithsesi dhe PSG, janë thuajse të kualifikuar me rezultatin që kanë në dispozicion. Francezët ndërkohë nuk do të kenë në dispozicion brazilianin Neymar. Luhet edhe Laipzig Liverpool, sërish në Budapest për shkak të pandemisë. Anglezët janë skuadra që janë pranë kualifikimit në saj të fitores 2-0 në 90 minutat e para.