397 të shëruar dhe 632 raste me Covid-19 në Kosovë

covid kosove 1100x620

Kosova ka regjistruar në 24 orët e fundit 632 raste pozitive në 3621 testime, duke e çuar në 75 380 numrin total të rasteve pozitive në vend. Brenda 24 orëve janë raportuar edhe 8 viktima nga koronavirusi duke shënuar gjithsej 1682 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 397 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63 380 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10 318.

Sipas IKSHPK, numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.

IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.