Akuza të forta nga Salianji: Peleshi, lidhje me krimin, bashkëpunon për blerje votash

Ervin Salianji dita jone akuza ndaj niko peleshit lidhje me krimin ne korce bashkepunon per blerje votash  1100x620

Në “Dita jonë”, Ervin Salianji hodhi akuza të forta ndaj Partisë Socialiste dhe konkretisht ndaj ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili është drejtues i Partisë Socialiste në qarkun e Korçës.

Salianji u shpreh se në qarkun e Korçës, grupe kriminale janë afër Partisë Socialiste dhe bashkëpunojnë për trafik votash dhe intimidim votuesish.

“Shoh që lidhjet e politikës me krimin tentohen sërish. Këtë e shoh edhe në qytetin e Korçës që grupe kriminale janë afër Partisë Socialiste.

Ka një ndarje zonale të grupeve të strukturuara kriminale, të cilat bashkëpunojnë me politikanë të Partisë Socialiste për të kryer trafik votash apo intimidim votuesish apo blerje votash në zona të caktuara sepse reputacioni i tyre është përtokë. E vetmja gjë është kërcënimi, blerja e votave. Peleshi, i cili është drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, nuk ka njeri në qytet dhe në qark që nuk i di lidhjet, financimet e tij të vetëm dy personave në Korçë dhe pothuajse pronësimin e të gjithë qytetit nga këta dy persona, një prej të cilëve është ai vetë. Në çdo rast kur të kemi përfshirje të elementeve të këtij lloj, në mënyrë të detajuar, ne do t’i denoncojmë me emër dhe mbiemër”, u shpreh Salianji në “Dita jonë”.