Apeli liron infermieret e akuzuara si bashkëpunëtore të Tires

HEAD SHOQET E TIRES frame 0 1100x620

Gjykata e Apelit liron infermieret e spitalit Covid2, të arrestuara si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit. Apeli ka ndryshuar masën për Shyqyrie Koçi dhe Mira Bushi nga “arrest në burg” në “detyrim për paraqitje”.

Më 23 shkurt, ishin liruar nga qelia edhe Sidorela Çela dhe Rukie Hoxhaj, gjithashtu të akuzuara si bashkëpunëtore të sanitares së spitalit “Shefqet Ndroqi”. Në atë seancë, nuk u pranua kërkesa për lirim të Koçit dhe Bushit, për shkak të problemeve procedurale, pasi është konstatuar që ankimimi i tyre nuk është firmosur nga vetë të dyshuarat.

3 infermiere dhe 1 sanitare u arrestuan në javën e parë të muajit shkurt. Për 3 infermieret, akuza është shpërdorim detyre dhe mashtrim. Sipas prokurorisë, të katërta, bashkë me Tire Alldervishin, kishin krijuar një skemë për zhvatjen e pacientëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, të shtruar atje si pasojë e infektimit me koronavirus. Ato merrnin përfitime të paligjshme nga familjarët në këmbim të shërbimeve spitalore.