Biden firmos ligjin historik të ndihmës ndaj koronavirusit me 1.9 trilionë dollarë

biden firmos 1100x620

Presidenti Joe Biden firmosi në ligj paketën stimuluese prej 1.9 trilionë dollarësh, duke përkujtuar një vjetorin e vendosjes së masave të ndalim qarkullimit në Shtetet e Bashkuara mbi pandeminë e koronavirusit, me një masë që synon të lehtësojë amerikanët e të forcojë ekonominë.

Paketa u miratua në ditë më parë në Kongres, duke i dhënë presidentit demokrat një fitore të madhe në këto muaj të parë të mandatit të tij.

“Ky ligj historik ka të bëjë me rindërtimin e shtyllës kurrizore të vendit”, tha Biden para nënshkrimit.

Presidenti Biden e nënshkroi ligjin përpara një fjalimi të enjten në mbrëmje që përkon me përvjetorin e vendosjes së masave bllokuese në vend lidhur me pandeminë. Ai pritet të nxisë amerikanët të rrisin vigjilencën e të ofrojë shpresë, ndërsa numri i personave të vaksinuar në të gjithë vendin po rritet.

Paketa siguron 400 miliardë dollarë të cilat do të jepen në formë pagesash direkte prej 1400 dollarësh për shumicën e amerikanëve, 350 miliardë dollarë ndihmë për shtetet dhe qeveritë lokale, një zgjerim të pagesës për fëmijët dhe rritje të fondeve për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19-s.