Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Britney Spears gjen mbështetjen e republikanëve amerikanë për t’u çliruar nga babai i saj

Nga A2 CNN
11 Mars 2021, 17:42 | Showbiz

Britney Spears ka gjetur mbështetjen në Kongresin Amerikan në lidhje me betejën e saj për të çliruar veten nga babai. Këta janë deputetët republikanë Jim Jordan dhe Matt Gaez, të cilët marrin shembullin e yllit të pop-it për të kërkuar një seancë dëgjimore mbi administratat dhe mbrojtjet e urdhëruara nga drejtësia, ashtu si ajo që Spears i është nënshtruar për vite me radhë.

Media amerikane njoftoi se një kërkesë i është  drejtuar kryetarit të Komitetit të Dhomës së Drejtësisë, Jerrold Nadler, për të "shqyrtuar nëse amerikanët kanë rënë në kurthin e  administrimit të pajustifikuar". Të dy republikanët përmendin në mënyrë specifike rastin e Spears dhe babait të saj.

"Rasti më goditës është ndoshta ai i Britney Spears. Ajo ka qenë nën administrim të urdhëruar nga gjykata që nga viti 2008. Faktet dhe rrethanat vazhdojnë të kontestohen, por përfshijnë motive të diskutueshme dhe taktika ligjore nga babai i saj dhe tani menaxheri i saj, Jamie Spears." , shpjeguan deputetët.

Për të mbrojtur babain e saj, ka menduar avokatja e saj Vivian Lee Thoreen, sipas së cilës Jamie Spears me zell dhe profesionalizëm kryente detyrat e saj si administrator e Britney.

“Dashuria dhe përkushtimi ndaj vajzës së tij janë të qarta për gjykatën. Britney mund t'i japë fund kujdestarisë së saj, ajo thjesht duhet t'i kërkojë avokatit që të paraqesë një kërkesë. Ajo e ka pasur gjithmonë këtë të drejtë, por në 13 vjet nuk e ka ushtruar kurrë atë".

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu