Bruno Mars u lut që të performojë në ceremoni, përgjigjen organizatorët e “Grammy”

1 10 1100x620

Grammy Awards 2021 iu përgjigj pozitivisht lutjes së këngëtarëve Bruno Mars dhe Brandon Paak Anderson të cilët kërkuan që të performonin në ceremoninë e këtij viti, që do të mbahet në datën 15 mars.

“Bruno Mars dhe Paak Anderson, jemi përpjekur t’ju kontaktojmë gjatë gjithë javës. A keni ndryshuar numrat? Ne do të donim shumë që #SilkSonic të bëjë debutimin në TV në Grammy. A jeni të lirë të dielën në mbrëmje? Na ndiqni dhe do t’ju shkruajmë për detajet”, shkruan organizatorët.

Bruno Mars kërkoi që organizatorët e Grammyt t’i vendosnin në listat e këngëtarëve performues, duke u zotuar se do të ndiqnin protokollet e sigurisë. Ai shtoi se ata nuk kanë performuar prej kohësh dhe thjesht duan të këndojnë.

Bruno Mars është një nga artistët më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Karriera e tij ka shumë çmime dhe nominime, përfshirë 11 Grammy Awards, 3 Brit Awards, 9 American Music Awards, 10 Soul Train Awards , 3 rekorde Guinness, dhe është shfaqur në listat e Time dhe Forbes si një nga njerëzit më me ndikim.

Krahas tij, do të performojnë dhe emra si Taylor Swift, Billie Eilish, Megan Thee Stallion dhe John Mayer.