I vihet zjarri një makine në Vlorë

vlore 1 1100x620

Një makinë është djegur pjesërisht në orët e para të së enjtes në qytetin e Vlorës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të natës në lagjen 24 maji. Mësohet se persona ende të paidentifikuar i kanë hedhur benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën një automjeti tip “Fiat Panda”.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave që mund të jenë përfshirë në të.