“Janë marrë vendime idiote për pandeminë”, mbi 2 mijë të vdekur në 24 orë në Brazil

j1 2 600x338

Brazili ka vendosur një rekord të ri për nga numri i rasteve të reja ditore, por edhe numri i viktimave në 24 orë, duke shënuar 2286 fatalitete për herë të parë nga shpërthimi i pandemisë.

Brazili qëndron në vend të dytë në rang global, pas Shteteve të Bashkuara, me mbi 268 mijë vdekje. Ekspertët e shëndetësisë atje thonë se norma e transmetimit është rritur për shkak të përhapjes në masë të varianteve të reja të Covid-it, edhe më ngjitëse.

Të mërkurën, ish-presidenti Lula Da Silva akuzoi pasardhësin e tij, Jair Bolsonaro, se ka marrë gjatë të gjithë pandemisë vendime idiote, që nuk kanë shkuar në ndihmë të qytetarëve. Ndërsa mjekët thonë se vendi po përjeton momentin më të rëndë nga shpërthimi i pandemisë e madje paralajmërojnë se 2021 do të jetë një vit edhe më i vështirë, ku vendi do të goditet fort nga Covid-19.