Krizë tek të mëdhenjtë? Më pak punësim, xhiro dhe vlerë në ekonomi

Bizneset e mëdha me mbi 250 të punësuar kanë humbur peshë në ekonomi gjatë vitit 2019, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga INSTAT. Nga 179 ndërmarrje të tilla në vend, numri i të punësuarve ra me 6% në vetëm 97 mijë persona, ndërsa shitjet pësuan një rënie me 3%, në 491 miliardë lekë.

Kjo bie ndesh me ecurinë e shëndetshme të ekonomisë, duke bërë që të mëdhenjtë të japin një kontribut me vetëm 27.6% në GDP, përkundrejt 43.5% në vendet e Bashkimit Europian.

Në këtë mënyrë, pesha zhvendoset më shumë drejt bizneseve të vogla dhe të mesme, që nga ana e tyre kanë më pak kapital për të bërë investime dhe janë më të ndjeshme ndaj goditjeve që mund të pësojë ekonomia.