Kush është prokurori të cilit iu vendos tritol në makinë

Një sasi tritoli, e vendosur në pjesën e poshtme të një makine tip Benz, shpërtheu mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit.

Kjo makinë është në pronësi të prokurorit të Gjirokastrës, Arjan Muça, i cili ka ndjekur dosje të rëndësishme. Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, automjeti kishte dy vite që parkohej në brendësi të qendrës tregtare.

Bashkëshortja e Arjan Muçës është Gentiana Muça, një gjyqtare e njohur. Ende nuk dihet se kush ka qenë objektivi.

Prokurori Arjan Muça prej dy vitesh është i komanduar si këshilltar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Ai është një nga 6 prokurorët e komanduar në KLP.

Muça merret me raportet e vlerësimit të prokurorëve për në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK).