Kush përcakton tonin e fushatës?

Komunikimi i liderëve në fushatë, ekspertët: Fushatë antiligjore, Rama gjuhë stigmatizuese

Fushata që ka nisur është në kundërshtim me ligjin. Kështu deklaroi Premto Gogo i KRIIK ALBANIA në studion e “Absolut 4” në A2. Sipas tij artikulimi që po përdorin dy liderët në fushatë po shkon drejt një polarizimi që afekton të gjithë klimën politike.

Për kreun e unionit të gazetarëve Aleksandër Çipa, Rama i është rikthyer imazheve të vitit 2009 por tashmë me një gjuhë stigmatizuese ndaj kundërshtarit politik. Kurse, Basha thotë ai, ka sjellje populiste për të inkurajuar elektoratin. Për Çipën që të dy liderët janë të lexueshëm.

“Rama i është rikthyer imazheve të 2009 kur perfomoi në mënyrë evidente, por ka një mospërkim nëse atëherë përdorte një gjuhë luajaliste dhe afishimin e programit që bazohej mbi kontrastin, ai ka një gjuhë stigmatizuese ndaj kundërshtarit politik. Basha e nis kumtin elektoral nga Kavaja që të lë shije rikthimin në bastione të politikës, me sjellje populiste, thyerje dhe një tabuje më shumë se një shkelje antiligjore, një tabu për të inkurajuar entuziazëm. Janë të lexueshme, nuk kanë diçka që është e vështirë për të dekodifikuar aktet e siparit elektoral të dy”. (Për më shumë)

“Absolut 4”, Çipa: Në fjalorin e Bashës nuk ka antagonizëm që të çon në konfliktin verbal

Aleksandër Çipa, i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, analizoi komunikimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në studion e “Absolut 4”.

Sipas tij, “në fjalorin e Bashës nuk ka antagonizëm që të çon në konfliktin verbal”.

Ndërsa, sipas pedagoges Haris Vongli, “Basha ka qëndrueshmëri në komunikim dhe është konsistent në ato që shfaq”.

Premto Gogo, i KRIIK ALBANIA, theksoi se “njerëzit kanë nevojë për shpresë dhe janë shumë të rëndësishme si artikulohen mesazhet” në fushatë.

Gogo shtoi se “stafet e fushatave duhet të kenë ekspertë të fushës së komunikimit”. (Për më shumë)

Vongli: Basha konsistent në komunikim, por fushata e tij po ”amerikanizohet”

Pedagogia Haris Vongli, e ftuar në “Absolut 4”, analizon komunikimin politik të liderit të opozitës, Lulzim Basha, ku sipas saj nuk mungojnë disa risi. (Për më shumë)