Largimi i Kalos dhe Çomos, emërohen 3 anëtarë të rinj në Komitetin Teknik të Ekspertëve

Komiteti teknik i eksperteve 1100x620

Dhimitër Kraja, ish-shefi i Shërbimit Infektiv, Ermira Kola, shefe e Reanimacionit të Pediatrisë në QSUT dhe Alban Ylli, specialist i ISHP, janë 3 anëtarët e rinj të Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë.

Këto ndryshime kanë ardhur pas largimit të Tritan Kalos dhe Najada Çomos. Kalo e njoftoi largimin e tij me një postim në rrjetet sociale, ku akuzoi qeverinë, presidencën dhe opozitën për përçarje të mjekëve në përballimin e pandemisë.

Ndërkohë, tashmë Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë do të ketë 13 anëtarë nga 12 që kishte më herët.