Mbretëresha do të merret personalisht me Harryn dhe Meghan, ndalon stafin të flasë mbi çështjen

q 1100x620

Mbretëresha Elisabeth do të mundohet të “qetësojë gjakrat” me princ Harryn dhe dukeshën Meghan, ndërsa ka marrë përsipër përgjegjësinë e pasojave nga intervista e tyre televizive.

Ndërsa familja mbretërore është ende e prekur pas një serie akuzash shpërthyese nga çifti, Mbretëresha ka ndaluar kategorikisht personelin të diskutojë mbi situatën në publik. Pritet që monarkja dhe çifti të flasin në telefon në ditët e ardhshme.

“Mbretëresha ka një qasje shumë të matur, të ndjeshme ndaj këtij problemi. Ajo po udhëheq me shembullin e saj. Kjo është një çështje me të cilën duhet të merren ajo dhe familja.”, thotë burimi pranë familjes mbretërore.

Vendosmëria e monarkes 94-vjeçare për të marrë përsonalisht frenat e situatës vlerësohet të jetë një veprim i arsyeshëm, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes, veçanërisht Princi i Uellsit dhe Duka i Kembrixhit, janë thellësisht të trishtuar nga mënyra me të cilën ata u sulmuan nga çifti.

Harry tha se ndihej i dëshpëruar nga babai i tij dhe pranoi se kishte ende një hendek të madh midis tij dhe të vëllait. Ai gjithashtu akuzoi një anëtar të panjohur të familjes për racizëm.

Sidoqoftë, të dy, Harry dhe Meghan u përpoqën të “mbronin” gjyshërit nga kritikat, me dukeshën duke thënë se sa e “mrekullueshme” dhe bujare kishte qenë Mbretëresha me të.

Pallati Buckingham nuk kishte asnjë paralajmërim paraprak se Harry dhe Meghan kishin vendosur të rrëfeheshin publikisht para moderatores amerikane Oprah Winfrey, dhe u habitën nga egërsia e akuzave të hedhura në drejtim të tyre.

Burime pranë familjes mbretërore kanë frikë edhe nëse Harry arrin të rregullojë marrëdhëniet me familjen e tij, dëmi i parevokueshëm tashmë është bërë.