Mbushi 44 vjeç, Floyd Mayweather bën film për ditëlindjen e tij

Floyd Mayweather mbushi 44 vjeç dhe një “eveniment” të tillë nuk mund ta linte që të kalonte pa zhurmë.

Kështu, ish-boksieri vendosi që të bënte një film për ditëlindjen e tij.

Filmi nis me legjendën e boksit që zgjedh se çfarë të veshë për ditëlindje. Më pas, tregohen momente nga festat e shumta, ku nuk mungojnë striptistet dhe jahtet luksoze.

Filmi ka edhe momente relaksi, ku “Money” shihet duke luajtur me flamingo në Aruba.