Meksika legalizon kanabisin, kthehet në tregun më të madh të ligjshëm në botë

Untitled collage 2021 03 11T092224.285 1100x620

Shtëpia e përfaqësueve në parlamentin e Meksikës ka aprovuar ligjin që legalizon përdorimin e kanabisit medicinal.

Tashmë ligji kërkon një votë finale në Senat, ku partia e drejtuar nga presidenti Andrés Manuel López Obrador ka besim se do të gëzojë mbështetje të plotë. Kjo do ta shndërronte automatikisht Meksikën në tregun më të madh të ligjshëm të kanabisit në botë.

Prej dekadash, Meksika ishte përfshirë në një luftë të përgjakshme mes karteleve më të fuqishme të drogës, me mijëra të vrarë çdo vit. Por ligji që legalizon përdorimin e saj, kaloi me 316 vota pro dhe 129 kundër. Sipas ligjit të ri, përdoruesit do të lejohen të mbajnë me vete 28 gramë kanabis, për përdorim mjekësor dhe lejohen të mbjellin pemë kanabisi, jo më shumë se 8 të tilla, në shtëpinë e tyre, për përdorim personal. Ligji lejon sigurimin e një license të posaçme për kultivimin, transformimin, kërkimin dhe eksport-importin e kanabisit.

Presidenti Obrador thotë se ky ligj i ri do t’i japë fund pikërisht luftës mes karteleve të drogës në vend. Kur ligji të marrë votën përfundimtare në Senat, Meksika do të jetë vendi i tretë në botë që legalizon përdorimin e kanabisit, pas Uruguait dhe Kanadasë.

  • LAJMI I FUNDIT | Po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm PD, do vazhdojmë të luftojmë
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Masakra elektorale e vërtetë, por ka qenë edhe dështim i joni
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Baza e dëshpëruar, dështuam të realizonim ndryshimin
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Zoti Basha, jep dorëheqje nga drejtimi i Partisë përpara zgjedhjeve