Misioni i FMN nis takimet, rimëkëmbja do të varet nga shpejtësia e vaksinimit

banka 1100x620

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka nisur takimet në Shqipëri për misionin e radhës të monitorimit pas huasë së marrë prej 174 milionë eurosh në nisje të pandemisë.

Përfaqësuesit e Fondit janë pritur nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ndërsa pritet të zhvillojnë takime edhe me zyrtarë të Ministrisë së Financave, me fokus ecurinë e ekonomisë dhe aftësinë paguese të vendit.

FMN vlerësoi se pavarësisht rritjes së borxhit për të përballuar kërkesat e krizës shëndetësore dhe ekonomike, Shqipëria ka arritur të ruajë stabilitetin makroekonomik. Megjithatë, rimëkëmbja do të jetë e varur ndjeshëm nga shpejtësia e vaksinimit të Shqipërisë.

Në përfundim të takimeve, misioni do të hartojë një deklaratë më të detajuar për situatën ekonomike, ku si në raportin e fundit të shtatorit, pritet të shoqërohet me shqetësime dhe rekomandime për politikat e ndjekura nga qeveria.