Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Mungesa e kinemasë në Elbasan, Llatja: Bashkia s’ka mundësi ta hapë vetë

Nga A2 CNN
11 Mars 2021, 15:13 | Aktualitet
Mungesa e kinemasë në Elbasan, Llatja: Bashkia s’ka mundësi

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit u është përgjigjur shqetësimit të qytetarëve në lidhje me mungesën e një kinemaje publike në këtë qytet.

E fundit që mbahet mend është prishur 5 vite më parë për t'i lënë vendin një godine shumëkatëshe, ku sipas kontratës do të gjente vend edhe kinemaja.

Kryebashkiaku i Elbasanit konfirmon këtë pikë në kontratë, por shprehet se kjo mbetet në mundësitë e sektorit privat, pasi vetë Bashkia nuk i ka as mundësitë dhe as eksperiencën për të menaxhuar një kinema publike.

Sipas tij, bashkia do të mbështesë dhe nxisë çdo nismë të sipërmarrjes private që i shërben gjallërimit të jetës kulturore dhe artistike në qytet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani