Nuk ka surpriza në Europa League, “shkëlqejnë” Roma, Ajax dhe Arsenal

Roma 1100x620

Nata e Europa League nuk ofron surpriza të mëdha, në sfidat e luajtura.

Përtej sfidës midis Milanit dhe Manchester United, e përfunduar 1-1, spikasin fitoret e Arsenalit në Athinë me rezultatin 1-3, dhe i Tottenhamit ndaj Dinamos Së Zagrebit 2-0, me protagonist Harry Cane.

Së bashku me anglezët që duket se kanë siguruar kualifikimin, ndodhen edhe Roma dhe Ajaksi. Italianët triumfuan 3-0 kundër Shakhtar Donetsk në një ndeshje pa shumë histori, ku titullar për fituesit ishte kuqeziu Marash Kumbulla, ndërkohë që holandezët mposhtën lehtësisht Young Boys me të njëjtin rezultat.

Mirë dhe spanjollët Villareal dhe Granada, që fitojnë me të njëjtin rezultat, 2-0, kundër Moldes dhe Dinamo Kiev. Barazojnë ndërkohë, Slavia Praga dhe Rangers, me rezultatin 1-1.