Parashikimi i motit: 11 mars 2021

Parashikimi i motit foto cover 1100x620

Vranësira dhe reshje të pakta mbeten prezente në juglindje në orët e para të ditës, ndërsa kthjellimet mbizotërojnë pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Paraditja kthjellon motin edhe në skajin juglindor duke bërë që pjesa e dytë e ditës të jetë e kthjellët në të gjithë vendin.

Temperaturat janë ulur ndjeshëm në të gjithë vendin; vlerat kanë zbritur në -5 gradë në zonat malore dhe deri 2 gradë në ultësirën shqiptare, ndërsa temperaturat e mesditës do të ngjiten në 8 gradë në terrenet malore dhe jo më lart se 14 gradë në zonat urbane përgjatë bregdetit.

Era do të fryjë mesatare në territor, por deri e fortë në bregdet ku shpejtësia e erës arrin rreth 60km/h nga drejtimi verior duke ruajtur lartësinë e dallgëve 5 ballë.