Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pyetjet nga komentuesit në Facebook, Basha zbulon ligjet e para që do të ndryshojë

Nga A2 CNN
11 Mars 2021, 13:55 | Politikë
Pyetjet nga komentuesit në Facebook, Basha zbulon ligjet e para që do

Rrugës për në Kavajë, kryedemokrati Lulzim Basha ishte “live” në “Facebook”, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.

Ai zbuloi se cilat do të ishin aktet e para ligjore që do të firmoste si kryeministër.

“Duhet të dalim masivisht dhe ta largojmë me votë këtë qeveri të korruptuar. Ky kryeministër duhet t’i kërkonte falje shqiptarëve, por vazhdon merret me sulme, i degjeneruar deri në pikën e fundit.

Ka shumë ligje që duhen miratuar në ditët e para. Norma e parë do të jetë kufizimi i pushtetit, jo më shumë se 2 mandate për një kryeministër, po ashtu, ligji për arsimin e lartë, heqja e traut për Rrugën e Kombit dhe anulimi i koncesioneve korruptive, dyfishimi i ndihmës ekonomike dhe padiskutim, paketa jonë fiskale, e cila do të çlirojë ekonominë”, u shpreh Basha.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli