Qeveria i hap derën vaksinave ruse dhe kineze

Qeveria i hap rrugë negociatave me shtetet që prodhojnë vaksinat anti-covid.

Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ka vendosur me akt normativ autorizimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Rindërtimit, zhvillimin e negociatave me shtetet që prodhojnë vaksina, pa përjashtuar askënd.

Vendimi parashikon se vaksinat duhet të jenë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre duke lënë derën hapur që Shqipëria të negociojë direkt edhe me ato shtete të cilat më parë i kishte përjashtuar, si Rusia dhe Kina.