Rëndimi i klimës së biznesit. Probleme thelbësore, kërkojnë vite për t’u zgjidhur

Mungesa e vullnetit për të dialoguar me biznesin dhe për t’i dhënë zgjidhje problemeve që ai has, është në thelb të shqetësimeve të prezantuara nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, në këndvështrimin e ekspertit Zef Preçi.

Për ekspertin Rezart Prifti, klima e biznesit dhe investimeve është rënduar ndër vite, për shkak të problemeve madhore, të cilave nuk u janë dhënë asnjëherë zgjidhje.

Kjo listë problemesh, sipas Zef Preçit, edhe me angazhimin e qeverisë, do të kërkojë së paku disa vite për të rikthyer një klimë normale investimesh.

Paketa e rekomandimeve nga ana e Dhomës Amerikane të Tregtisë vjen pas një analize të thelluar të problemeve që raporton sipërmarrja, si një hap të menjëhershëm që duhet të ndërmarrë qeveria për t’i dhënë mundësi ekonomisë për një ringritje të shpejtë.