Situatë shqetësuese në Francë, Veran: 80% e shtretërve të ezauruar, pritet përkeqësim në javët e ardhshme

france 3 1100x620

Situata në Francë është e tensionuar dhe shqetësuese, pasi mbrëmjen e sotme janë ezauruar 80% e shtretërve.  Ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran, deklaroi se sot janë zënë 4000 shtretër të reanimacionit nga pacientët me Covid-19, nga 6000 që janë në total në të gjithë Francën.

Në konferencën e zakonshme për shtyp ai tha se situata mund të përkeqësohet në javët e ardhshme.

 “Një shqetësim i veçantë është për Ile-de-France, rajoni i Parisit përsa i përket shtrimit në reanimacion”, shtoi ministri.

Situata në Francë është “e tensionuar dhe variantet, të cilat sot përfaqësojnë 67% të rasteve në Francë, do të shtojnë ” raste më të rënda “, si dhe numrin më të madh të infeksioneve, tha Véran duke shpjeguar rritjen në terapitë intensive.

 “Ne nuk e dimë se ku qëndron kulmi i kësaj vale”, tha ministri, por “nëse situata do të bëhej” e pakontrollueshme “, qeveria do të” detyrohej të merrte masa më të rrepta për të shpëtuar jetë”.

  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar: Çlirim Gjata, Genti Malko, Lutfi Dervishi, Ilir Kalemaj
  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4