Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Takimet e Bashës në Kavajë, reagon Policia e Shtetit

Nga A2 CNN
11 Mars 2021, 17:17 | Politikë
Takimet e Bashës në Kavajë, reagon Policia e Shtetit

Policia e Shtetit reagoi pas takimeve të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme në Kavajë, ku nga pamjet u pane grumbuj njerëëzish.

“Policia e Shtetit shpreh shqetësim për thyerjen flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik. Bëjmë thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve”, lexohet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

“Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit. Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme”, shton policia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë