Tiranë, tritol makinës së prokurorit te “Komuna e Parisit”

Një shpërthim tritoli është dëgjuar pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur te “Komuna e Parisit”.

Shënjestër e shpërthimit ka qenë një makinë e parkuar pranë një qendre tregtare. Makina tip Benz mësohet se është në pronësi të prokurorit Arjan Muça.

Njoftimi i policisë:

Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim  kapjen e autorit.