Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Tiranë, tritol makinës së prokurorit te "Komuna e Parisit"

Nga A2 CNN
11 Mars 2021, 19:56 | Kronikë

Një shpërthim tritoli është dëgjuar pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur te "Komuna e Parisit".

Shënjestër e shpërthimit ka qenë një makinë e parkuar pranë një qendre tregtare. Makina tip Benz mësohet se është në pronësi të prokurorit Arjan Muça.

https://www.youtube.com/watch?v=oEgXeqANeCw
https://a2news.com/2021/03/11/kush-eshte-prokurori-te-cilit-iu-vendos-tritol-ne-makine/

Njoftimi i policisë:

Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim  kapjen e autorit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë