A2 siguron foton e automjetit të prokurorit Arjan Muça, pak para ngjarjes

A2 ka mundur të sigurojë një foto ekskluzive të prokurorit Arjan Muça, vetëm pak momente para shpërthimit të mbrëmjes së të enjtes, teksa ai drejton automjetin e tij tip “Benz” duke u futur në katin -2 të qendrës tregtare, në zonën e Komunës së Parisit.

Në këtë foto dallohet qartë edhe objekti i vendosur poshtë makinës në anën e shoferit.

Foto e automjetit duke u futur në parking

Sipas hetuesve, bëhet fjalë për një shpërthim të telekomanduar ndaj automjetit të prokurorit. Policia ka siguruar të gjitha kamerat e sigurisë edhe pse ka qenë shumë e vështirë për të zbuluar detaje të tjera për ngjarjen.

Pas marrjes në pyetje, prokurori i Gjirokastrës ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë, ndërsa automjetin e kishte blerë prej dy vitesh. Automjeti përdorej edhe nga bashkëshortja e tij, gjyqtarja Gentiana Muça.

Për fat të mirë, nga shpërthimi në automjet nuk pati persona të lënduar.