Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

“Amerika fiton pavarësinë ndaj koronavirusit më 4 korrik”

Nga A2 CNN
12 Mars 2021, 10:32 | Bota
“Amerika fiton pavarësinë ndaj koronavirusit më 4

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se është shpresëplotë se Amerika do të shënojë pavarësinë nga Covid-19 më 4 korrik, vetëm nëse njerëzit vaksinohen.

Në adresimin e tij të parë në “prime time” si president, Biden tha se do të urdhërojë shtetet, që ta bëjnë vaksinimin të detyrueshëm me ligj për çdo të rritur amerikan, duke nisur nga 1 maji. Ndërsa masat aktuale në fuqi kanë prioritet në procesin e vaksinimit, qytetarët sipas moshës, por edhe sipas kushteve shëndetësore.

Fjalimi i tij u mbajt fiks në datën kur OBSH-ja klasifikoi koronavirusin pandemi më 11 mars të 2020-s, me mbi gjysmë milioni amerikanë që kanë humbur jetën përgjatë këtij viti. Për herë të parë, Biden foli se kur njerëzit mund të mblidhen bashkë: “Në qoftë se ne e bëjmë këtë së bashku, deri më 4 korrik, ka një shans që ju, familjet tuaja dhe miqtë të mblidheni bashkë e të festoni ditën e pavarësisë”, tha Biden, duke shtuar se ajo datë do të jetë edhe dita e pavarësisë nga Covid-19.

Si pjesë e fushatës së vaksinimit, parashikohet edhe rritja e numrit të qendrave të votimit, mes të cilave edhe dentistët, të cilët do të mund të ndihmojnë në këtë proces.

A2 CNN Livestream

Dita jonë