Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Arrestohen 3 persona, ishin në kërkim në Itali për trafik lëndësh narkotike

Nga A2 CNN
12 Mars 2021, 14:51 | Kronikë
Arrestohen 3 persona, ishin në kërkim në Itali për trafik

Policia ka bërë të ditur se 3 persona janë vënë në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë, aty ku janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Në Tiranë është vënë në pranga shtetasi me iniciale Rr. M., 30 vjeç. Këtij shtetasi, Gjykata e Torinos, Itali, në datën 11.02.2020, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal italian.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, është bërë lokalizimi dhe arrestimi provizor i shtetasit K. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 11.02.2020, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale me drejtim trafikimin e narkotikëve" parashikuar nga Kodi Penal italian.

Gjithashtu, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, është bërë lokalizimi i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi në Itali, i shtetasit shqiptar B. D., 31 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, më datë 11.02.2020, i ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike",  parashikuar nga Kodi Penal italian. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë