Basha nga selia e FRD: Meta mbrojti kushtetutën, Rama ka darkuar me kriminelë para dy netësh në Kryeministri

Nga selia e Frymës së re Demokratike kreu demokrat Lulzim Basha lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, dhe mbrojti reagimin e kreut të shtetit në përplasjen me Policinë. Sipas Bashës, Rama ka darkuar në Kryeministri me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh para dy netësh. Ai tha se dhuna është e vetmja alternativë e kreut të qeverisë, por kjo nuk do të pengojë ndryshimin.

“Dhuna e Ramës dhe sjellja e shtetit të kapur prej kanë qenë burim i të këqijave në këto vite. Jam këtu për t’iu përsëritur zotimin tim se ne jemi të vendosur të sjellim ndryshimin. Asgjë nuk do ta ndalë këtë ndryshim as dhuna, as krimi dhe asgjë tjetër që janë grahmat e fundit të Ramës dhe pushtetit të tij të korruptuar. Shumica asbsolute e shqiptarëve duan ndryshimin që një grusht njerëzish dhe kriminelët që ke darkuar para dy netësh në kryeminsitri jeni një grusht njerëzish që keni marrë fund nuk e ndalni dot ndryshimin. Në 25 prill zgjedhja është e qartë asgjë nuk mund të ndryhsojë nga një njeri që ka patur më shumë pushtet se Enver Hoxha. Skena si këto që shqiptarët kanë përjetuar në shtëpitë e tyre dhe bizneset e tyre do vazhdojnë nëse 25 prilli mbetet dita e status quo-së. Shqipëria do t’i kthehet shqiptarëve dhe ne të gjithë së bashku do nisim rrugën e ndryshimit për rrugën e ndryshimit”.

Për Bashën kreu i shtetit ka mbrojtur kushtetutën dhe shtetin nga  shtetit që sipas tij ëhstë në funksion të mafies.

“Opozita ka qenë në krye të detyrës, Presidenti ka qenë në lartësinë e detyrës për të mbrojtur kushtetutën e shtetin që është në funksion të mafies së shtetit. Shqiptarët janë bashkuar dhe 25 prilli është ndryshimi”.

Basha theksoi se kërkesa për të liruar zyrat e FRD-së është për hakmarrje dhe dhunë ndaj opozitës.

“Duket qartë që fitoja po vjen humbësi bëhet i rrezsikshëm ditët e fundit. Populli thotë: Ruaju bishës së plagosur, sot po i them bishës që nuk ke shans ta trembësh e frikësosh popullin që ka vendosur të largojë me votë. Nuk e tremb opozitën. Hakmarrja është tipari më dallues i Ramës në këto 8 vite dhe kjo është dhunë ndaj opozitës e mendimit të lirë por kjo nuk na tremb se kjo është aletrnativa e tij kurse jona është alternatiova e shpresës. I bëj thirrje gazetarëve që edhe kur ndodhen në dhunën e regjimit të pasqyrojnë me realitet atë që ka ndodhur sot”.

Ai tha se ngjarja e sotme është në një seri ngjarjesh të ndodhura që tregojnë se Rama i është frikësuar humbjes së 25 prillit.

“25 prilli është ditë ndryshimi, këtë e dini ju, ne dhe faktori ndërkombëtar që na ka qëndruar rpanë për një ndryshim. Ngjarja e sotme ëhstë në seri ngjarjesh që tregojnë në gjë ka humbur mendjen ka dalë nga fiqir nga paniku i humbjes dhe drejtësisë që e pret atë dhe në letër bakalli mendojnë se do ushtrojnë presion mbi opozitën. Shqiptarët e kanë vuajtur dhunën e këtij shteti. Qytetarët janë marrë zvarrë që nuk paguanin dot çmimet e energjisë, apo largimet nga puna mbi kriteret e banditizimit dhe militantizimit. Dhunën e kanë ndjerë mijëra banesa të prishura, artistët e elita e mendjes se shpirtit që kulmoi me prishjen e Teatrit, e kanë ndjerë dhe të rinjtë që largohen nga Shqipëria prej Ramës, studentët që u premtoi arsim falas dhe i degradoi universitetet”

  • LAJMI I FUNDIT | Po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm PD, do vazhdojmë të luftojmë
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Masakra elektorale e vërtetë, por ka qenë edhe dështim i joni
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Baza e dëshpëruar, dështuam të realizonim ndryshimin
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Zoti Basha, jep dorëheqje nga drejtimi i Partisë përpara zgjedhjeve