Dy javë pa asnjë rast të ri, Zelanda e Re shfuqizon të gjitha masat kufizuese

222 1100x620

Zelanda e Re ka vendosur të lehtësojë e të shfuqizojë të gjitha masat anti-covid, në qytetin më të madh, në Auckland, pasi për thuajse 2 javë nuk është shënuar asnjë rast i ri ditor për koronavirusin.

Lajmin e bëri me dije kryeministrja Jacinda Ardern, e cila kishte vendosur një izolim 7-ditor në qytetin me 1.7 milionë banorë, pas disa rasteve sporadike.

Karantina u lehtësua në fillim të këtij muaji, mes tyre edhe ndalimi i grumbullimit me më shumë se 10 persona. Ardern tha se tani qyteti është në nivelin e alarmit 1, që nuk ndalon as grumbullimet dhe as aktivitetet.

Masat shëndetësore të kombinuara me gjurmim agresiv të kontakteve, mbyllja e kufijve dhe karantina e detyruar për udhëtarët, bëjnë që sot Zelanda e Re të shënojë sukses në frenimin e përhapjes së pandemisë.