E pabesueshme, arbitri nuk e mban dot dhe urinon në mes të fushës

Një arbitër brazilian vendosi që të urinojë në mes të fushës, disa sekonda përpara se të niste ndeshja.

Denis da Silva Ribeiro Serafim u kap nga kamerat duke urinuar në pantallona, ndërkohë që bënte sikur nuk po ndodhte asgjë.

Pasi mbaroi punë, shkundi me stil këmbën e djathtë dhe i dha grushtin një futbollisti që iu afrua për ta përshëndetur.