Gostivari tronditet nga një tërmet i fortë

WhatsApp Image 2021 03 12 at 22.30.11 600x338

Mbrëmjen e sotme, në orën 22:17, një tërmet i fortë me magnitudë 4,7 ka tronditur Maqedoninë e Veriut, me epiqendër 17 km nga Gostivari dhe 54 km nga Prizreni.

Thellësia e tërmetit ishte 2 km.

Ditën e sotme, Gostivari është lëkundur nga një seri tërmetesh, por magnituda maksimale nuk i kaloi 3,7.