Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gruaja “luan” GTA në rrugët e Los Anxhelosit, në makinë ka edhe një vajzë 9-vjeçare

Nga A2 CNN
12 Mars 2021, 10:44 | Aktualitet
Gruaja “luan” GTA në rrugët e Los Anxhelosit, në

Duket si një skenë nga loja e famshme Grand Theft Auto, por është një ndjekje me shpejtësi të lartë në rrugët e Los Anxhelosit, në Kaliforni. Në drejtim të mjetit që shkaktoi panik në rrugë ishte një grua, e cila kishte në makinë edhe të bijën 9-vjeçare.

Pasi kishte shkaktuar një aksident dhe nuk kishte ndaluar, policia u vu në ndjekje të gruas, e cila për të mos u kapur u përplas me disa mjete të tjera në rrugë, edhe pse shoferët e tjerë përpiqeshin ta shmangnin.

Pas disa orësh ndjekje, makina u bllokua nga forca të shumta policie, të cilët qëlluan me gaz lotsjellës në drejtim të mjetit. E mitura doli nga makina dhe vrapoi në drejtim të policëve, të cilët më pas bënë edhe arrestimin e gruas.

A2 CNN Livestream

Dita jonë