Incidenti te FRD, Krasniqi: I panevojshëm dhe i evitueshëm. Prokuroria ta hetojë e të informojë publikun

Një incident të panevojshëm, të evitueshëm dhe të dëmshëm për Shqipërinë e ka konsideruar analisti Afrim Krasniqi, ndërhyrjen e presidentit Ilir Meta në selinë e FRD-së.

Sipas tij në raste të tilla duhet të veprojnë institucionet në mënyrë që të shmangen incidentete e rënda në fushatë.

“Duhet të veprojnë institucionet, nëse nuk veprojnë në raste të tilla imagjino nëse na ndodhin incidente të rënda në fushatë. Nuk është veprim presidencial dhe nuk është as funksion i presidentit të shkojë kur ka incidente dhe nuk është këshillë e mirë e atij që e ka këshilluar për të shkuar. Ajo që bëri mekanzimta dhe ligjërimi janë të papranueshme”.

Për Krasniqin shkresa e Bashkisë ëpr FRD është e paligjshme dhe krejtësisht për qëllime elektorale.

“Shkresa e bashkisë e adresuar FRD-së me dy argumentet është e pasaktë dhe akt provokativ dhe e paligjshme. Kemi një sërë paligjshmërish dhe e habitshme si policia ndërhyn në një operacion që është i paligjshëm. Kemi të bëjmë me një akt politik të bërë me nxitim dhe bëhet për qëllime elektorale. Pati një fund që i solli një dëm imazhit të Shqipërisë. Akti i bashkisë së Tiranës është politik dhe nga incident zyrash po kthehet në incident politik”.

Në këto kushte thekson ai duhet të veprojë prokuroria, pasi nuk janë partitë ato që marrin kompetenca administrative.

“Nga incident zyrash po kthehet në incident politik dhe kjo është tipike për mënyrën si i trajtojmë konfliktet, në momentin që Meta u përfshi oficerët e prokurorisë duhet të ndërhynin për të bërë hetime dhe të na jeppnin një qëndrim zyrtar. Nuk janë partitë ato që marrin kompetencat e bashkisë dhe nuk mund të bëjnë partitë interpretimin e akteve administrative. Shteti nuk ndërhyn në selitë e partive”.

  • LAJMI I FUNDIT | Po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm PD, do vazhdojmë të luftojmë
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Masakra elektorale e vërtetë, por ka qenë edhe dështim i joni
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Baza e dëshpëruar, dështuam të realizonim ndryshimin
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Zoti Basha, jep dorëheqje nga drejtimi i Partisë përpara zgjedhjeve
  • LAJMI I FUNDIT | Kryesia e PD miratoi zgjedhjet për kryetarin e partisë në 13 qershor